Mirëseerdhët në buletinin informativ të Ministrisë së Kulturës #103
Nuk ju shfaqet përmbajtja? Klikoni

“Don Quixote” në TKOB
 

Aterballetto , për herë të parë në Shqipëri – Vetëm një ditë!
Don Q. - Don Quixote de la Mancha, me pjesëmarrjen e balerinit shqiptar të talentuar Hektor Budla. Koreografia, Eugenio Scigliano, kostumet nga  Kristopher Millar dhe Lois Sëandale.
Në rolin e Don Quixote de la Mancha interpreton balerini shqiptar, Hektor Buddla.
Lindur në Tiranë (Shqipëri) në vitin 1982, ka ndjekur kursin e studimeve të vallëzimit klasik dhe është diplomua në Shkollën e Baletit të qytetit të tij në vitin 2001. Ka fituar Çmimin e Parë në Konkursin Dance Meeting me passo a due nga Arrëthyesi. Ka ndjekur kursin e perfeksionimit në Qendrën e Dancit – Aterballetto të drejtuar, në atë kohë nga M. Bigonzetti, duke vallëzuar me koreografi të Loris Petrillo, L’incantatore, prezantuar në Tetrin Komunal të Modena-s në prill 2002. Nga maji 2002 deri 2008 kainterpretuar në Baletin e Romës. Ka hyrë në Aterballetto në gusht të vitit 2008. Në vitin 2014 ka krijuar për Aterballetto "Revolution", në vitin 2015 "Nordest 4119".

Per me shume klikoni ne www.kultura.gov.al

Saimir Pirgu në Bolshoi Theatre
 

Tenori me famë ndërkombëtare, Saimir Pirgu vazhdon turin e koncerteve, këtë herë në Bolshoi Theatre, në një bashkëpunim me Orkestrën e Capitole de Toulouse, France.
Saimir Pirgu sapo mbylli koncertin e tij në TKOB, Tiranë, ku prezantoi albumin “Il mio Canto” dhe interpretoi ariet më të famshme të repertorit operistik. Koncerti në kryeqytetin shqiptar ishte pjesë e turneut me të cilin tenori po promovon albumin e tij.
Agjenda e koncerteve të Pirgut përfshin qytete të shumta përfshirë Tokion, Moskën, Vjenën, Berlinin, Parisin e Neë Yorkun. “Il mio Canto” është nxjerrë në treg nga “Opus Arte” dhe ishte prezantuar në fund të muajit janar me rastin e interpretimit të Pirgut në operën “Traviata” në “Royal Opera House” të Londrës

Per me shume vizitoni www.kultura.gov.al

www.kulutra.gov.al

 

Takim informues/ Creative Europe
 
Në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin e Bashkimit Evropian “Evropa Krijuese” dhe thirrjes për projekt propozime në fushën e “Përkthimeve Letrare” me afat aplikimi datën 27 Prill 2016, Ministria e Kulturës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në një takim informues dhe konsultues.
Prioritetet e kësaj thirrje janë:
 
• Promovimi i përkthimit të letërsisë evropiane;
• Inkurajimi i përkthimeve nga gjuhet më pak të përdorura në gjuhën angleze, gjermane, franceze dhe spanjolle;
• Inkurajimi i përkthimeve të zhanreve më pak të përfaqësuara si vepra letrare për publikun e ri (fëmijë, adoleshente dhe të rinj); novela grafike; poezi, libra vizatimore; histori të shkurtra;
• Inkurajimi i përdorimit të teknologjive dixhitale për shpërndarjen dhe promovimin e veprave letrare;
• Inkurajimi i përkthimeve dhe promovimi i veprave që kanë fituar Çmimin Europian të Letërsisë;
• Forcimi i profilit të përkthyesve.
 
Per me shume klikoni ne www.kultura.gov.al
www.kulutra.gov.al

 

“Dialogu Ndërkulturor nga Këndvështrimi i Rinisë”
 
Konkurs fotografik me temë: “Dialogu Ndërkulturor nga Këndvështrimi i Rinisë” që organizohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit në kuadër të UNAOC, në Baku, në datat 26 – 27 Prill 2016.
 
Objektivat dheqëllimi: Artistët nëpërmjet fotografisë ndihmojnë në promovimin dhe përmirësimin e kuptueshmërisë së vlerave të diversitetit kulturor, nëpërmjet temave si toleranca, komunikimi dhe mirëkuptimi ndësjelltë kulturor dhe ndërfetar.
 
Janë të ftuar të marrin pjesë të rinjtë e moshës 14 – 29 vjeç, nëpwrmjet fotografisë që ka në tematikë këtë përmbajtje.
http://baku.unaoc.org/photo-contest-intercultural-dialogue-from-the-point-of-view-of-youth/
 
Artistët pjesëmarrës në konkurs duhet të regjistrohen dhe aplikojnë online në adresat si më poshtë:
 
http://goo.gl/forms/m17oh7OtR2;
photocontestunaoc@gmail.com; fotot në JPEG format (1024 x 768 pxs, max . size 8 Mb)
 
Per me shume klikoni ne www.kultura.gov.al
www.kulutra.gov.al

 

“1001 Netët”/TKOB
 
Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë , ne skenën e TKOB do të ngjitet Trupa Kombëtare te Baletit të Kosovës me premierën “Netët Arabe” të koreografit Pëllumb Agalliu. Kjo shfaqje do të sjellë për publikun ritmet përrallore të “1001 Netëve” .
3 prill 2016, ora 19:00, TKOB; Hyrja e lire
 
Per me shume klikoni ne www.kultura.gov.al





“Kujto”/ Ekspozitë

Qendra Kulturore Horizontet e Reja në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare, sjellin ekspozitën me fotografi “Kujto” kushtuar kontributit të figurës së gruas shqiptare ndër vite.
21- 31 Mars, Ora 10:00 - 21:00, Qendra TEN, Rr. “Myslym Shyri”.Hyrja e lirë.

“Legjenda e pianistit”/TKEKS

Këtë javë mund të ndiqni  monodramën "Legjenda e Pianistit" në interpretimin e  aktorit Gazmend Paja dhe regji të Ilir Muhametaj.
Rezervoni ne 0699908035 dhe 042278158.
28, 20 mars, ora 19:00, TKEKS
 

 

”Imazheri”/ Ekspozitë

Në Galerinë Zeta është hapur ekpsozita “Imazheri” e artistit Leonard Qylafi, i cili përdor imazhet e vjetra me ngjyra si material për ciklin e pikturave Imazheri.
 
10 mars - 31 mars, Ora 19:00, Zeta Art Center

 “Les Acadiens d’La Baie”/ Ekspozitë

“Les Acadiens d’La Baie”, një ekspozitë në Qendrën kulturore DitArt, prezanton akadianët frankofonë të Gjirit të Shën Mërisë në Skocinë e Re, përmes historisë së tyre, gjuhës, kulturës dhe muzikës.
18 mars – 1 prill, Ora 18:30 – 20:30, Qëndra Kulturore DitArt. Tiranë
Website
Facebook
Email
RSS

“Interactive”/ Ekspozitë Personale

Galeria e Arteve e Shkodrës ju fton në ekspozitën personale të piktorit Sytki Brahimi. “Interactive”, cikli me 12 punime nga krijimtaria e periudhës së fundit të autorit, tashmë të konsoliduar në gjuhën e tij të karakterit ekspresionist.
 
21 - 31 Mars, Galeria e Arteve Shkodër
Imazh nga sq.wikipedia.org/wiki/Edhe_ashtu_edhe_k%C3%ABshtu

“Çdo ditë nga dhjetë minuta”  dhe  “Dritat në shtëpitë e të tjerëve”/ Promovim

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Toena dhe Shtëpinë Botuese Pegi prezantojnë variantin në gjuhën shqipe të “Çdo ditë nga dhjetë minuta” dhe “Dritat në shtëpitë e të tjerve” dy romane të autores italiane Chiara Gamberale. 

Imazh nga sq.wikipedia.org/wiki/Edhe_ashtu_edhe_k%C3%ABshtu

“La Sylphide”/ Balet

Teatri Kombëtar i Operas dhe i Baletit shfaq baletin romantikLa Sylphide”, realizuar nga koreografi Ilir Kernit dhe nën interpretimin e trupës së baletit të TKOB.
01, 02 prill, Ora 19:00, Teatri Kombëtar i Operas dhe i Baletit

Shfaqja “Hamlet”/ Teatri Eksperimental

Historia tragjike e Princit Hamlet, vjen këtë jave në Teatrin Eksperimental, në regjinë e Enke Fezollari.
27, 31 mars dhe 01, 02, 03 prill, Ora 19:00,  Teatri Eksperimental
Rezervoni në 069 990 8035 dhe 042 278 158

“Ku bie zjarri”/ Film

Instituti Junus Emre çdo të mërkurë të fundit të muajit shfaq filma nga kinematografia turke. Mos humbisni shfaqjen e radhës “Ku bie zjarri”, një film me regji të İsmail Güneş, prodhim i vitit 2012.
30 mars, Ora 18:00 - 21:00, Kinema Imperial - Sheraton Hotel. Hyrja e lirë

Radiohead/Tulla Culture Center

Radiohead ... me pjesëmarrjen e: Dritëro Nikci - Por-no; Edona Vatoci - solo (artiste e vetme); Alban Nimani - Asgjë Sikur Dielli; Faruk Bajnska - Gipsy Groove / Offchestra; Tomorr Kuci - Freelancers / Oborri; Liburn Jupolli - Freelancers ; Arbër Salihu- Oborri ; Visar Qeska - Asgjë Sikur Dielli

Fatlind Dehiri (Paja) - Baterist Konsensual :) ; Bledi Boraku – Tajcido; Mardit Celo - Supernova

Ergys Meta - Permit of Stay; Kristi Ndrio - 3:56am / Travel Plan; Ergi Shkelzeni - 3:56am; Ledio Bilali - Travel Plan; Emiljano Lubonja - 3:56am; + Të tjerë ...

2 prill, ora 21:00, Tulla Culture Center, Hyrja 500 Lek

"Zbutja e kryeneçes"/TK
 

Komedia "Zbutja e kryeneçes" nga W. Shakespeare do të vazhdojë të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar, regjia nga Elma Doresi. Skenografia nga Genc Shkodrani. Kostumet nga Berina Kokona. Muzika nga Elgid Doda. Kohëzgjatja; 2 orë e 30 minuta.
Rezervimet në : 04 222 3022
 31 mars dhe 1-2-3 prill ora 19:00, TK

Komedia “Budallenjtë”/ Teatri Kombëtar i Kosovës
 

Edhe këtë fillim muaji, Teatri Kombëtar i Kosovës vjen me komedin e suksesshme “Budallenjtë”, me regji të Florent Mehmetit dhe tekst të Neil Simon.
29, 30 mars, Ora 20:00, Teatri Kombëtar i Kosovës

 

Karmon Fan Ferrit – Belegu/ |Ekspozitë Personale

Galeria Kombëtare e Kosovës ju fton në ekspozitën personale të Karmon Fan Ferrit – Belegu.

22 mars – 22 prill , Galerinë Kombëtare e Kosovës

Koncert Recital - Klaudio Zoto dhe Iva Zurbo

Në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit prezantohet koncerti recital, nën interpretimin e Iva Zurba në piano dhe Klaudio Zoto në violincel.

28 mars, Ora 19.00, Holli i TKOB


 

“Duke pritur Dodo-në”/ Ekspozitë

Skulptori i njohur Genc Mulliqi, ju fton në ekspozitën e tij personale “Duke pritur Dodo-në”, në ambientet e Galerisë FAB.

25 mars - 3 prill, Oraret 10: 00 - 13: 00 dhe 17:00 - 20: 00. Galeria FAB. Hyrja e lirë

 

Mjeshtri i Talenteve"/ Cirku Kombëtar i Tiranës

Në arenën e Cirkut Kombëtar mund të ndiqni premierën e pranverës "Mjeshtri i Talenteve", nën koreografin e Sokol Zhugri dhe Arli Zyferi.

26, 27 mars, Ora 11:00, Cirku Kombëtar i Tiranës
Adresa:
Ministria e Kulturës
Aleksander Moisiu 76, Tirana, Albania
Tirana 1001
Albania

Add us to your address book

çregjistrohuni nga lista | ndryshoni preferencat e regjistrimit
Email Marketing Powered by Mailchimp