Mirëseerdhët në buletinin informativ të Ministrisë së Kulturës #93
Nuk ju shfaqet përmbajtja? Klikoni

Marrëveshje kulturore me Torinon

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë znj. Mirela Kumbaro Furxhi dhe Kryetari i Bashkisë së Torinos, Piero Fassino  pritet të nënshkruajnë këtë javë marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë. Kjo marrëveshje merr rëndësi të veçantë duke patur parasysh rolin e rëndësishëm që luan Bashkia e Torinos në fushën e promovimit të artit dhe të kulturës dhe titullin Creative City për kategorinë e Design-it, që i është dhënë Qytetit të Torinos nga UNESCO, duke patur gjithashtu parasysh angazhimin e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në sektorin e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore.
11 dhjetor 2015, Torino

Për artikullin e plotë klikoni: www.kultura.gov.al

Shpallen fituesit e konkursit “Legjendat shqiptare në novelat grafike”, edicioni i dytë

 

Në datën 8 dhjetor në mjediset e Ministrisë së Kulturës u shpallën fituesit e konkursit “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”, edicioni i dytë.Ky edicion u realizua nga Ministria e Kulturës, si një konkurs i hapur, konkurrues dhe transparent me pjesëmarrës të moshës më të re të shoqërisë shqiptare, nxënës e studentë, artistë profesionistë e amatorë.Pjesëmarrëse në këtë ceremoni  Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro u shpreh se “ Sfidat e këtij konkursi treguan se po mbështesim këtë gjini jo shumë të lëvruar, por të dashur për artistë dhe amatorë. 25 vjet pas rënies së diktaturës ja ku jemi sërisht me të rinjtë, në një aktivitet që mbështet  lirinë e fjalës, të mendimit dhe të krijimit duke patur si referencë trashëgiminë tonë kombëtare, legjendat, përrallat dhe baladat.

Për artikullin e plotë klikoni: www.kultura.gov.al

www.kulutra.gov.al

Hapet thirrja për projekt-propozime në Art, Kulturë, Trashëgimi për vitin 2016 

 

Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë njofton se në datën 3 dhjetor 2015 hapet thirrja  për projekt- propozime në Art, Kulturë  dhe/ose Trashëgimi për vitin 2016 .Fondi i Ministrisë së Kulturës për projektet do të mbështesë propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin dhe edukimin në fushat e artit, kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore.Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri.

Ju falenderojmë për besimin, ju garantojmë bashkëpunim profesional në idetë dhe projektet që do të prezantoni. Suksese të gjithë pjesëmarrësve!

Vizitoni www.kultura.gov.al për më shumë

www.kulutra.gov.al

Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2014

Një javë përpara organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2014 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar prej saj për marrjen e çmimeve ‘Vepra më e mirë e vitit’ dhe ‘Vepra letrare më e mire e vitit e përkthyer’.
Juria e përbërë nga Znj. Dhurata Shehri në cilësinë e kryetares së jurisë dhe anëtarët: Parid Teferiçi, Arta Marku, Edmond Çali dhe Jeton Neziraj, ka shqyrtuar dhe përzgjedhur emrat e kandidatëve në mes të 1300 titujve, si nga letërsia artistike ashtu dhe nga letërsia artistike e përkthyer, të botuara gjatë vitit 2014.

 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në datën 12 dhjetor, ora 18:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Per artikullin e plote vizitoni :  www.kultura.gov.al 
www.kulutra.gov.al

“Vallëzimi i fundit”në skenën e TKEKS
 

“Vallëzimi i fundit, pas shfaqjeve të para në Elbasan dhe Durrës, komedia e zezë, me tekst dhe regji nga Erand Sojli mbrrin këtë javë në TKEKS. “Jemi dëshmitarë të një kohe kur injoranca, arroganca dhe paraja e kanë manipuluar besimin.Dashuria është i vetmi ilaç që shëron këto sëmundje”. Vepra është shkruar para 15  vitesh dhe na fton të jemi dëshmitarë të një kohe kur arroganca, paraja dhe injoranca kanë manipuluar çdo lloj besimi. Por dashuria, e vetmja mund ta shpëtojë njeriun. Lojë në presion dhe atmosferë të papriturash. Njerëz që vegjetojnë dhe fshihen pas gishtit.  Personazhe që mendojnë ndryshe dhe veprojnë krejt ndryshe. 

11, 12, 13 dhjetor ora 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Për rezervime telefononi : 069908035 dhe 042278158

Vizitoni www.kultura.gov.al për detajet

www.kulutra.gov.al

Dragana Tripković , në “Tirana in Between”

 

Dragana Tripković - poete dhe autore veprash për teatër nga Mali i Zi - është mike e Rezidencës së shkrimtarit dhe përkthyesit letrar “Tirana in Between” për muajin dhjetor 2015. Kjo veprimtari organizohet nga POETEKA, me mbështetjen e rrjetit letrar TRADUKI, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.Në vitin 2012 dhe 2013 Dragana Tripković u vlerësua nga Fondacioni Anna Lind me çmimin "Një det fjalësh", çmim ky i dhënë për krijimtarinë në prozë të shkurtër. 
Dhjetor 2015, Rezidenca e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve, Tiranë

Vizitoni www.kultura.gov.al për detajet

www.kulutra.gov.al

    25-vjetori i Ditës së Rinisë

 

Aktivitete në 25-vjetorin e Ditës së Rinisë. Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka hartuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh rinore, të cilat do të kulmojnë në datën 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë. Në bashkëpunim me shkollën e mesme të përgjithshme " Janaq  Kilica",“Trashëgimia Kulturore si pasqyrim i identitetit dhe vetëvlerësimit”, 7 dhjetor, ora 11:00, Parku Arkeologjik, Apolloni Projeksion i dokumentarëve “Nënë Tereza” dhe “Anija”, 8 dhjetor, ora 10:00, AQSHF ZAK Butrint do te organizojë Ditën e Butrintit në mjediset e filialit të Universitetit të Tiranës në Sarandë, 8 dhjetor, ora 10:00 “Fundi dhe Fillimi”, projekt multidisiplinor i arteve, i cili do të zhvillohet me rastin e 25 vjetorit të fillimit të ngjarjeve të dhjetorit 1990 në ish- Institutin e Lartë të Arteve .

Vizitoni www.kultura.gov.al për detajet

www.kulutra.gov.al

TKOB , sukses në skenat e Italisë

 

Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit ka nisur një turne 2- javor në disa nga qytetet e Italisë. Trupa jonë do të prezantohet me Baletet “La Sylphide”, “Coppelia” dhe “La Stravaganza”,  të koreografëve  Angjelin Preljocaj dhe Ilir Kerni. Mediat italiane të Brescia-s dhe Como-s I kanë kushtuar një vëmendje të veçantë profesionalizmit të trupës së baletit shqiptare, duke e cilësuar “trupë profesionale që prezanton me teknikë të lartë kërcimi si repertorin klasik ashtu edhe atë të dancit kontemporan”.
Qytetet që do të mirëpresin trupën e baletit të TKOBAP do të jenë Como, Brescia, Rovigo, Bergamo dhe Pavia . 7 shfaqje në teatrot e rëndësishëm të Italisë.

Vizitoni www.kultura.gov.al për detajet

Informal Mind/Piramida 

"informal mind MANIFEST"/ Contemporary art
Pyramid/ Piramida  07 december/dhjetor 2015
time/ora 17.30 - free entry/ hyrje lire
"Flora's father" / "Babai i Flores"
performance

Imazh nga sq.wikipedia.org/wiki/Edhe_ashtu_edhe_k%C3%ABshtu

Teatri i Metropolit/Tiranë 

“2 vjet, 2 javë dhe 2 ditë” vazhdon të shfaqet për publikun e kryeqytetit. Pjesa me autorësi e regji nga Stefan Çapaliku interpretohet nga: Justina Aliaj, Guljerlm Radoja,  Marsias Lila, Pjerin Vlashi dhe Ergys Çekrezi.

12, 13 dhjetor, ora 19:00, Teatri I Metropolit, Tiranë

Ekspozitë/ GKA

 
Ekspozita "ONUFRI XXI SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë"
Ekspozitë vetjake, Artur Gorishti, 70 punime, deri në datën 9 dhjetor 2015
E mërkurë - E dielë, ora 10:00-18:00; Të hënën, të martën mbyllur; Biletat
Të rritur 200L; Të moshuar dhe student 100L; Personat me aftësi të kufizuara 100L

 

Tulla Culture Center

Projeksion i filmit STORIES OF OUR LIVES, pjesë e programit të Movies that Matter
8 dhjetor, ora 19:00 
 

“Hipopotami misterioz”/TK

Premiera "Hipopotami Misterioz" e regjisorit Vladimir Berkun . Interpretojnë aktorët: Donika Rramallari, Esmeralda Kame, Marilda Furxhi, Leonard Daliu, Denard Xhillari, Sokol Myzeqari, Ermonela Alikaj, Aurora Qazimi.                    12, 13 dhjetor, ora 10:30, ora 11:00, Teatri I Kukullave

“Krishtlindje me Pufët”/TKEKS
 

Një shfaqje në atmosferën  festive, me Baba Pufi-n, Grindavecin, Pastiçierin, Piktorin dhe Mendjemadhin.  Misioni i tyre është që të zgjojnë gëzimin dhe shpirtin e festave tek të gjithë.
Regjisor: Anderson Gurra; Koreografe: Almeda Hoxha; Skenograf: Beqo Nanaj; Kostumografe: Sofi Kara. Aktorë: Elidon Alikaj, Françeska Hysi, Nelson Mulla, Ledio Shehaj, Erlin Visha,  Aldion Matarangasi

12, 13 dhjetor, ora 10:30, TKEKS

“Dashuri me çdo kusht”/TK
 

"Dashuri me çdo kusht" një komedi romantike nga Adrienne Shelly. Një pjesë mbi marrëdhënien në çift,  dashurinë, urrejtjen.  Një dialog realist mbi familjen në kohërat modern.  
Regjia, Andia Xhunga;  Skenografia: Genc Shkodrani; Interpretojnë aktorët  Adelina Muça, Ervin Doko, Arjola Basho, Enkel Gurakuqi
10, 11, 12, 13 dhjetor, ora 19:00, Teatri Kombëtar
Rezervime : 042223022. Çmimi I biletës 300 lek 


12, 13 dhjetor, ora 10:30, TKEKS

Feim Ibrahimi – In Memoriam

Kremtimi i vitit të 80 vjetorit të lindjes së kompozitorit Feim Ibrahimi, në Fakultetin e Muzikës së Universitetit të Arteve. Fakulteti i Muzikës organizohen dy aktivitete të rëndësishme, në kujtim të kompozitorit Feim Ibrahimi, në vitin e 80 vjetorit të lindjes:
 - Tryezë e rrumbullakët: Vendi i Feim Ibrahimit në muzikën shqiptare. Moderator Prof. Dr. Fatmir Hysi
Salla e pedagogëve, ora 11.00
 - Feim Ibrahimi – In Memoriam
Koncert me rastin e 80-vjetorit të lindjes
Salla e Koncerteve e UART, ora 19.00
 Orkestra simfonike e Universitetit të Arteve
Dirigjentë: Petrika Afezolli, Enea Sadushi
Solistë: Manjola Nallbani, Etrita Ibrahimi, Emiljana Palushaj, Igert Zeqiri

11 dhjetor 2015, Universiteti i Arteve

Website
Facebook
Twitter
YouTube
Email
Adresa:
Ministria e Kulturës
Aleksander Moisiu 76, Tirana, Albania
Tirana 1001
Albania

Add us to your address book

çregjistrohuni nga lista | ndryshoni preferencat e regjistrimit
Email Marketing Powered by Mailchimp