Mirëseerdhët në buletinin informativ të Ministrisë së Kulturës #96
Nuk ju shfaqet përmbajtja? Klikoni

Hapet në Gjirokastër "Shtëpia Kadare"

 

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, në Gjirokastër hapi dyert për vizitorët, shqiptarë dhe të huaj, tashmë si një objekt tërësisht i rindertuar.

Me statusin e Monumentit të Kulturës, shtëpia në lagjen “Palorto”, vjen në 80 vjetorin e lindjes së Kadaresë, e rindertuar me mbështetjen teknike dhe financiare të UNESCO-s dhe Ministrisë së Kulturës.

Kjo shtëpi është listuar si një nga objektet më të vizitueshme gjate sezonit turistik të kaluar edhe pse ka qenë në restaurim. Nga trajtimi arkitektonik, banesa është cilësuar si një ndër më të arrirat dhe në pozicionin më dominues, përkrah edhe mjaft objekteve të tjera me vlerë.Tani shtëpia Kadare do të jetë një qendër kulturore që do të menaxhohet në bashkëpunim nga bashkia e Gjirokastrës dhe Ministria e Kulturës, si një rezidencë, një vend ekspozitash e muzike.Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, si dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, morën pjesë në ceremoninë e organizuar ku të pranishëm ishin dhe Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, familjarë dhe të afërm të shkrimtarit Ismail kadare, si dhe personalitete të kulturës, në vend.Të gjithë ishin miq në Odanë e Madhe të shtëpisë, ku ndër të tjera ishin të ekspozuara edhe objekte origjinale të shtëpisë së Kadaresë, mes të cilave djepi i lindjes, mangalli i shtëpisë dhe një sënduk.Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, duke uruar mirëseardhjen, lexoi letrën përshëndetëse të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ruan një mirënjohje të veçantë për qytetin e lindjes.Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, u shpreh se kjo shtëpi me vlera muzeale është një qendër e rëndësishme kulturore, jo vetëm për Gjirokastrën

Per me shume klikoni ne www.kultura.gov.al

Prezantohet  projektligji  për të “Drejtën e Autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”

 
Projektligji për të “Drejtën e Autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të” është prezantuar  para Komisionit për Edukimin dhe mjetet e Informimit Publik duke ndarë shqetësimin për situatën tejet problematike dhe abuzive që ka dominuar tregun e të drejtës së autorit në 10 vitet e fundit, për dëmin e madh që kanë pësuar krijuesit nga mos respektimi i kësaj të drejte dhe për nevojën e domosdoshme të një sistemi të ri rregullator.
Një ligj tërësisht në shërbim të krijuesve, autorëve, artistëve për të njohur dhe shpërblyer të drejtën e tyre të autorit, ku shteti merr, më në fund, seriozisht përsipër të luajë rolin e mbrojtësit të autorëve, duke krijuar një terren të ri të qartë komunikmi dhe transparence për tre partnerët kryesorë në fushën e të drejtave të autorit: autorët-agjencitë-përdoruesit.
Pas dy viteve punë, pas konsultimeve me rreth 30 operatorë, grupe interesi, subjekte të interesuara për fushën, Ministria e Kulturës paraqet në Kuvend një projektligj revolucionar i cili për të parën herë krijon një kornizë ligjore shumë të rëndësishme
-             jo vetëm për Ministrinë e Kulturës,
-        jo vetëm për plotësimin e kuadrit ligjor në një fushë ende të paplotë, të re, pa përvojë
-         jo vetëm për tregun e ekonomisë së prodhimeve të krijimtarisë intelektuale, artistike dhe shkencore,
Kjo është filozofia e këtij ligji dhe kjo filozofi na mundëson edhe ta përkufizojmë qëllimin e ligjit, që është garantimi i një niveli më të mirë mbrojtjeje për autorët, artistët e titullarët e të drejtave të autorit në përgjithësi, garantimin e një ambienti të përshtatshëm për respektimin e këtyre të drejtave, duke garantuar në mënyrë të plotë balancën midis të drejtave private të titullarëve të të drejtave dhe interesit publik për informim, si dhe klimës së përshtatshme të biznesit.


 

Për artikullin e plotë klikoni: www.kultura.gov.al

www.kulutra.gov.al

Sesione Informimi/Creative Europe

 

Zyra e Medias dhe Kulturës të Programit Evropa Krijuese në Shqipëri  ( Media and Culture Desks Albania) njoftojnë të gjithë të interesuarit e sektorit audiovizual dhe kulturor do të mbahet një sesion informimi në lidhje me thirrjen e saposhpallur për propozime: “Zhvillimi i Audiencës”.Prioritetet e kësaj thirrje janë:  Film Literacy: atelie edukimi për njohjen e kinematografisë (që përfshin njohje të historisë së filmit; edukimin me artin e kinemasë; njohjen dhe shfaqen e filmave dhe nxitjen e debatit rreth tyre mbi aspektet teknike dhe kinematografike, mbi përmbajtjen dhe Iniciativa për zhvillimin e audiencës: të fokusuara mbi strategjitë inovative dhe gjithëpërfshirëse për zgjerimin e saj specifikisht mbi rininë. 
 3 shkurt 2016; ora 10 : 00 AM, Salla Tefta Tashko, në Ministrinë e Kultrës
Kreativiteti i grave që prej lëvizjes modern/ Pjesëmarrje
Thirrje për partneritet në programin Evropa Krijuese, e mbështetur nga MoMoWo – “Kreativiteti i grave që prej lëvizjes modern”. Afati i fundit 20 shkurt 2016 për thirrjen e parë / 1 Mars 2016 për thirrjen e dytë. Qëllimi i MoMoWo është të prezantojë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore evropiane të shekullit të 20 krijuar nga gratë, të cilat ishin aktive në këto disiplina. Projekti gjithashtu do të mbështesë, nxisë dhe vlerësoj në mënyrë të duhur arritjet e brezit bashkëkohore të krijuesve femra dhe për të ndihmuar të hapë rrugën për gjeneratat e ardhshme të grave në fushat krijuese.
Për më shumë informacione:
http://www.momowo.eu/activities/opendays/
 

Vizitoni www.kultura.gov.al për më shumë

www.kulutra.gov.al

"Parku MamBi", premiera  për fëmijë në TKEKS

 
Jetojmë në epokën e teknologjisë. Çdo ditë e më shumë jeta jonë po bëhët e varur prej saj dhe gjithmonë e më shumë edhe fëmijët po përfshihen nga teknologjia duke u shkëputur nga lojrat reale dhe nga miqtë e tyre.
Parku  “MamBi” është parku i ëndrrave të çdo fëmije, një park magjik ku ata shprehin veten,  i vetmi vend që nuk ka hyrë në botën virtuale. Por edhe parku “Mambi” është në rezik, Paku (Mbreti i botës virtuale) po mundohet ta pushtojë edhe këtë vend.  Një djalë i vogël, i shkathët dhe guximtar, ashtu siç janë të gjithë fëmijët, Aldi,  përpiqet, bashkë me mikun e tij robot të shpëtojë parkun “MamBi”. Aventura e tij është e vështirë dhe plot të papritura .Përmes kësaj shfaqjeje mjaft argëtuese, ku me anë të lojrave, në të cilat edhe vet fëmijët do jenë protagonistë, ata do të marrin mesazhe mjaft të rëndësishme, ku më kryesori është ai i varësisë nga bota virtuale (kompjuterat, celularët, video-game,etj..),  që të mos jenë të varur nga lojërat kompjuterike, por të shkojnë drejt lojrave kreative të cilat zhvillojnë imagjinatën e tyre. Duke qënë një shfaqje interaktive, synojmë përfshirjen maksimale të vëmëndjes së fëmijëve spektatorë.

 
Per artikullin e plote vizitoni :  www.kultura.gov.al 


“Tri Motrat”/TK

Vazhdon të shfaqet vepra "Tri Motrat" e Anton .P. Checkov me regji nga Hervin Çuli; Skenografia: Kristo Çala; Kostumografia:  Berina Kokona dhe me aktorë: Flaura Kureta- Anila Bisha,Gladiola Harizaj- Eriona Kakeli, Elia Zaharia, Neritan Liçaj, Helidon Fino, Bujar Asqeriu, Naum Shunndi, Olta Gixhari-Ina Gjonçi, Indrit Çobani-Lulzim Zeqja,Gert Ferra, Mehdi Malka, Natasha Sela, Genti Deçka,Rael Hoxha.
3, 4, 5, 6, 7 shkurt ora 19:00

IDENTITETI/ TALKS/ Klubi i Librit
Libri i radhës që do të diskutohet në Klubin e Librit Tiranë është romani “Identiteti” i autorit Milan Kundera. “Identiteti” është libri i dytë i shkruar në frëngjisht nga shkrimtari. Si mjeshtër i rrëfimit, Kundera nuk ka nevojë për tema lokale. Ai përdor historinë politike evropiane në njërën anë dhe skenarët provokues seksualë në tjetrën, ndërsa e gjithë gjuha e tij është thellësisht filozofike.
1 shkurt , ora 18:30 – 20:00, Qendra Stefan
Website
Facebook
Twitter
Email

 Muzeu im/ Ekspozita, Takim
Nëse posedoni një objekt nga e shkuara dhe dëshironi ta prezantoni atë para një publiku të apasionuar pas objekteve të vjetra, atëherë, ju mund të bëheni pjesë e takimit “Muzeu im”. Muzeu Historik  Kombetar ju fton në këtë aktivitet atraktiv, çdo të premte, ora 11:00.
5 Shkurt, ora 11:00 – 12:00, Muzeu Historik Kombetar
 

Imazh nga sq.wikipedia.org/wiki/Edhe_ashtu_edhe_k%C3%ABshtu

Leksion i hapur/UET
Në ambient e UET do të mbahet një leksion i hapur me Emanuele Amodei, President i Institutit për Artin dhe Restaurimin, Palazzo Spinelli në Firence. Një rast i shkëlqyer në art dhe restaurim. Temat e leksionit mbi menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore; Reflektime mbi bazën e eksperiencës teknike; Dizajni dhe Trashëgimia Kulturore; ELIA, salloni i artit dhe restaurimit në Firence, në aspektin ndërkombëtar, etj
2 shkurt , ora 13:00, Auditori, aula magna, UET

Imazh nga sq.wikipedia.org/wiki/Edhe_ashtu_edhe_k%C3%ABshtu

Bridge Film Fest/ Festival
Pas dy edicioneve shumë të suksesshme, rivjen Festivali Ndërkombëtar i Filmit "Bridge Film Fest”. Festivali do të mbahet në qytetin e Mitrovicës, me datë 1 deri me 7 shtator. Aplikimet për pranimin e filmave për edicionin e tretë, do të jenë e hapur nga data 16 Janar deri me datën 15 Prill 2016.
16 janar- 15 prill
http://www.bridgefilmfest.com/

Imazh nga sq.wikipedia.org/wiki/Edhe_ashtu_edhe_k%C3%ABshtu

“Të skicojmë në stilin De Stijl”/ Ekspozitë
Workshopit mjaft frymëzues të mbajtur para disa kohëve nga Urban Sketchers Albania, me temë “De Stijl dhe Bauhaus” i pason ekspozita me të njëjtin emër. Punimet e një grupi të rinjsh, të frymëzuar për të skicuar në De Stijlin, ju presin në këtë ekspozitë, të kuruar nga Agron Mesi, në ambientet e Destil Albania, ku secili prej jush mund të bëhet pjesë përgjatë gjithë ditës.
Ç’do ditë në Destil Albania; Rr. “Qemal Guranjaku” pranë Liceut mbrapa Vila Gjuta 4/41, Tiranë

Romancë e hidhur/  Zvicër
Pas suksesit të premierës në tetor të vitit të kaluar në Bujanoc, filmi “Romancë e hidhur” i regjisorit Valton Jakupi do të shfaqet edhe në Zvicër. Në këtë film, regjisori i ka dhënë hapësirë studentëve shqiptarë të Akademive të ndryshme të Kosovës dhe Zvicrës që të shfaqin talentin e tyre artistik.
5 Shkurt, ora 19:30, Hotel Töss. Zürcherstrasse 106 8406  Winthertur

Dances and Symphony/ TKOB
Në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit  koncerti “Dances and Symphony”, dirigjent, Edmond Doko.
5 shkurt , ora 19:00, TKOB

Expo Art Tirana/ Ekspozitë
Nis edicioni i parë i “Expo Art Tirana”, një bashkëpunim midis 19 artistëve. Motivet kryesore të veprave janë nga jeta e përditshme, teknika të larmishme dhe trajtime të vecanta të punimeve.
2 shkurt, ora 17.30 - 19:00, Muzeu Historik Kombëtar

Multi-Languages Cafe’/ Takim
MultiLanguage Cafe’ është një projekt që zhvillohet t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre që dëshirojnë të praktikojnë një gjuhë të huaj, si alternativa më e mirë e të mësuarit në bazë të edukimit informal, ose të mësuarit nëpërmjet të bërit vetë (learning by doing). Për cdo informacion të nevojshëm kontaktoni në adresën e mëposhtme: cafemultilanguages@gmail.com
1 shkurt, 5:00 pm - 7:00 pm, Qendra Rinore e Tirane

Ekspozita/GKA
Lumturi Blloshmi- Ekspozitë vetjake nga data 21 Janar – 10 Shkurt 2016
E mërkurë - E dielë: 10:00-18:00; Pranimi i fundit 17:40; Të hënën, të martën mbyllur
Biletat: Të rritur 200L; Të moshuar dhe studentë 100L; Pesonat me aftësi të kufizuara 100L

“Parku MamBi”/TKEKS

“Të çmendurit Adams” 3 shkurt, ora 12:30
 “Krishtlindje me pufët”, 4, 5 shkurt, ora 10:00
“Gënjeshtër pas gënjeshtre” 4, 5, 6 , 7 shkurt, ora 19:00 
 Premiera për fëmijë “Parku MamBi”, 6, 7 shkurt, ora 10:30

 Cirku/Premierë
Çdo fundjavë në Arenën e Cirkut Kom bëtar mund të ndiqni shfaqjen e Cirkut Kombëtar , e cila pati premierën në muajin dhjetor "Gëzuar 2016".
6, 7 shkurt, ora 11:00, Arena e Cirkut Kombëtar

Adresa:
Ministria e Kulturës
Aleksander Moisiu 76, Tirana, Albania
Tirana 1001
Albania

Add us to your address book

çregjistrohuni nga lista | ndryshoni preferencat e regjistrimit
Email Marketing Powered by Mailchimp